AXHENDA NDËRKOMBËTARE 2 SHKURT 2014

Harta e Botës

Harta e Botës

Ngjarje kryesore

KIEV – Opozita ukrainase zhvillon një manifestim në Sheshin Pavarësia nëKiev, një ditë pas takimit të drejtuesve të saj në Mynih me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, e shqetësuar për përdorimin e forcës nga pushteti.

KARO (Indonezi) – Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimave një ditë pas rifillimit të aktivitetit të vullkanit Sinabung, në ishullin Sumatra, në perëndim të Indonezisë, që shkaktoi vdekjen e të paktën 14 personave dje.

TË TJERA

KABUL – Fillon zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të 5 prillit në Afganistan, vend i përfshirë nga dhuna dhe në prag të një periudhe pasigurie me afrimin e tërheqjes së ushtarëve të NATO-s.

MYNIH (Gjermani) – Irani është tema kryesore e ditës së fundit të punimeve të Konferencës për Sigurinë, ku marrin pjesë shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif dhe drejtori i përgjithshëm i IAEA-s Yukiya Amano.

BAGDAD – Iraku është futur në një spirale dhune, me më tepër se 1 000 të vdekur vetëm në muajin janar.

EIN HIJLEH (Territoret palestineze) – Ndjekje e situatës në Ein Hijleh, një fhsat afër Xherikos, në luginën e Jordanit, ku militantë palestinezë dhe ndërkombëtarë kanë zaptuar që prej të premtes disa shtëpi të braktisura për të protestuar kundër kolonizimit izraelit.

BUDAPEST - Partitë e opozitës bëjnë thirrje për manifestim kundër zgjerimit të parashikuar të centralit bërthamor në Paks, fryt i një marrëveshjeje me Rusinë./
/irmapu/