| 11/20/2008 8:23:09 AM |
|
| PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR |
|
PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR
TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ - Më poshtë vijojnë disa nga titujt e gazetave kryesore të shtypit shqiptar të ditës së sotme:
BASHKIMI FAMILJAR NË ITALI, PROCEDURA E RE
Gazeta "Koha Jonë"
Autoritetet italiane kanë përgatitur një procedurë të re për dhënien e vizave për bashkimin familjar me prindërit. Ambasada italiane njoftoi dje se suke nisur nga data 20 nëntor 2008 do të kenë nisur procedurat e reja për të gjithë ata persona që duan të realizojnë një bashkim famijar. Sipas rregullave të reja, prindërit që plotësojnë kriteret e caktuara, duhet të aplikojnë për vizë duke mos vajtur më si më paër në ambasadën italiane por duke i dorëzuar dokumentat me anë të shërbimit postar. Ky i fundit është shërbimi që do të jetë i ngarkuar me dorëzimin e dosjes me dokumentat e aplikuesit për vizë në konsullatën italiane sipas procedurave të lartpërmendura.
OSBE: VOTIMI , TANI TË ZBATOHET KODI ZGJEDHOR
Gazeta "Gazeta Shqipëtare"
Robert Bosch ishte më i qartë dje në deklaratën e tij për reformën zgjedhore në vend. Ai, me anë të një njoftimi të shkurtër u kërkoi "ktorëve politik që tani të fokusohen në zbatimin e Kodit Zgjdhor". Në këtë deklaratë zyrtare të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë mbështetet kodi i ri, i cili u votua nga kuvendi me shumicë të gjërë. Në këtë deklaratë zyrtare u kërkohet aktorëve politik të vendit që të fokusohen në venëien në zbatim të kodit të ri zgjedhor në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në përputhje me angazhimet ndërkombëtare.
SERBËT TË NDARË PËR QËNDRIMIN MBI MISIONIN E EULEX-it
Gazeta "Shqip"
Në mesin e serbëve vazhdon të ketë kundërthënie mbi vendosjen e EULEX-it. Derisa disa zyrtrë të qeverisë serbe pranojnë shtrirjen e EULEX-it, duke marrë pë planin prej gjashtë piksh të Ban Ki Moon, disa serbë të Kosovës nuk e duan në mënyrp absolute praninë e mionit evropian në vend. Qeveria serbe, me të cilën OKB-ja negocioi planin prej gjashtë pikash për rikonfigurimin e pranisë së civile në Kosovë, e mbështet këtë plan dhe nuk ka të njëçjtat qëndrime si ato të disa përfaqësueve të serbëve në Kosovë. Derisa Beogradi zyrtar do ta mbëstesë misionin evropian, nëse ky mision meerr për bazë planin e BAn Ki Moon prej gjashtë pikash, përfaqësuese serbë të Kosovës këmbëngulin në mbetjen e UMNIKU-t të pandryshuar.
RRËSHEN-KALIMASH, RRUGA E NDËRTUAR NË MASËN 70 PËR QIND
GAzeta"Standart"
Punimet në rrugën Rrëshen-Kalimash kanë arritur të realizohen aktualisht deri në masën shtatëdhjetë për qind. Kompania "Bechtel-Enka" po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës 60 kilkometra. Puna vazhdon intensivisht në të shtatë urat në ndërtim. Burime zyrtare nga MPPTT bëjnë të ditur se deri tani nga dy impiante prodhimi janë prodhuar 463 trarë, 292 prej të cilëve janë tashmë të instaluar. Dhjetë ura kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun. LEGALIZIMET, LISTA E 1339 FAMILJEVE QË DO TË MARRIN TAPITË
Gazeta "Panorama"
Shpallet zyrtarisht lista me emrat e familjeve që do të marrin tapitë për shtëpitë e tyre të legalizuara. Lista përbëhet nga emrat e kryefamiljarëve, të cilët pas hyrjes në fuqi të vendimit dotë bëhen zyrtarisht pronarë të dhe të shtëpive të tyre. Lista nis me 1508 familjet e para të ndara në nëntë qarqe të mëdha. Në Elbasan do ë marrin tapitë 88 familje, në Fier në zonën Bishanakë, do të marrin tapitë 40 familje, në Shkodër do të ndahen 107 tapi për zonën e Baçallëkut dhe 133 në një zonë të dytë informale, në Kukës do të marrin tapitë dhjetë familje që jetojnë në zonën a katërt infromale. Në Lezhë në zonën Marleka do të marrin tapitë 53 dhe 69 familje përkatësisht në zonën e parë dhe të dytë informale, etj.../ /i.p/
|
|