11/20/2008 7:00:00 AM
PARASHIKIM -MOTI

PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME, 20 NËNTOR 2008 

     TIRANË, 20 Nëntor/ATSH/.- Vendi ynë sot (e enjte), 20 Nëntor 2008, do të ndikohet nga fusha e presionit të lartë atmosferik. Masat e ajrit që qarkullojnë janë të paqëndrueshme, të lagëta dhe të ftohta. Moti parashikohet të jetë me vranësira  dhe kthjellime,  bëri të ditur për ATSH-në Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
     Era do të fryjë me shpejtësi 3-8 m/sek në drejtimin Veriperëndim-Jugperëndim. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-4 ballë.

Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

Tirana               9  dhe  15

Shkodër           8  dhe  16

Durrës              9  dhe  16

Lezhë               9  dhe  14

Kuçovë            5  dhe  16

Gjirokastër       6  dhe  11

Elbasan            9  dhe  18

Kukës              4  dhe    7

Peshkopi          1  dhe   7

Korçë             -1  dhe   5

Vlorë               8  dhe  14

Sarandë           4  dhe  14
/s.s./