|
KUSH JEMI NE?
E vetmja Agjenci Kombëtare e Lajmeve në
Shqipëri, e krijuar mbi 70 vjet më parë. Gazetarë që infromojnë çdo ditë për
ngjarje nga politika e përditshme, ekonomia, jeta social-kulturore,sportive.
Ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme që përzgjedhin dhe analizojnë
informacionet si dhe përgatisin biografi, dossier, dhe axhenda. Ekipi ynë me
përvojë të gjatë ka përgatitur një nga burimet më mëdha të informacionit në
hapësirën shqipfolëse.
Çfarë bëjmë
ne?
ATSH është burimi më i madh i informacionit
në Shqipëri ATSH me një rreth gazetarësh, përkthyesish dhe korrespondentësh
mbulon 100 % të territorit të vendit ATSH prodhon mbi 200 lajme në ditë ATSH
garanton informacion direct nga vendi, ku dhe kur ka ndodhur ngjarja ATSH ka
publikuar në 17 vitet e fundit rreth 2 milionë lajme Rreth nesh ATSH ka
publikuar në 17 vitet e fundit biografitë e më shumë se 2000 personaliteteve
nga vendi dhe bota. ATSH ka publikuar historitë e më shumë se 3000 takimeve
kulturore nga grupe të vendit dhe të huaja, që kanë lënë mbresa në 17 vitet e
fundit ATSH numëron në arkivën e saj rreth 250 mijë foto, që nga viti i
themelimit të saj ATSH zotëron 100 mijë foto të 17 viteve të fundit që përbëjnë
një thesar historik ATSH transmeton çdo ditë fotograf që pasqyrojnë jetën e
përditshme ATSH ka një teknologji moderne që mundëson nevojat e klientëve tanë
Kombinimi i teknologjisë me profesionalizmin i lejon ATSH-së të ofrojë foto të
mrekullueshme ATSH zotëron një informacion të bollshëm për ngjarjet
kryesore në vite, në të gjitha fushat Periodiciteti i transmetimit, shtatë ditë
në javë 365 ditë në vit.
Bashkëpunim me agjencitë
ndërkombëtare
Një agjenci që prodhon çdo ditë një numër të
madh lajmesh nga bota e vendi, që mbulon te gjitha temat në të gjitha formatet.
Krijon produkte dhe shërbime që përmbushin nevojat specifike të çdo klienti.
Produksioni arrihet edhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e mjaft agjencive
ndërkombëtare si REUTERS, AFP, Associated Press, si dhe të tjera nga
Ballkani,Mesdheu dhe Europa në bazë të marrëveshjeve dypalëshe. Shërbimi
ofrohet nga e hëna në të dielë dhe klientët kanë mundësi të pafundme zgjedhjeje
nga lajmet dhe fotot që ATSH ofron.
ATSH ofron edhe...
ATSH përgatit paketën javore “Milestone”, një
paketë me informacion të gjithanshëm për zhvillimet e fundit në politikë,
kulturë, ekonomi, shoqëri, sport ATSH përgatit paketë të posaçme javore, e
emërtuar “Speciale”, e cila përmban shkrime dhe lajme për fusha në interes të
vendit dhe në shërbim të klientëve ATSH transmeton intervista me personalitete
të njohura të botës së ekonomisë, politikës, shoqërisë civile dhe fushave të
tjera.
|